Ziadin Sela i mirëpret mërgimtarët që mbërritën në Strugë (FOTO)

0

Kandidati për komunën e Strugës nga ASH, Ziadin Sela ka mirëpritur sot mërgimtarët e parë që erdhën për të votuar më 29 tetor për raundin e dytë votues. Ata kanë mbërritur me autobus nga Austria, Zvicra, Gjermania dhe vende të tjera evropiane, ndërsa pritja e tyre është organizuar nga shtabi i kandidatit Sela, por edhe shumë aktivistë të ASH-së.

Sela ka theksuar se votat e mërgimtarëve do të jenë vendimtare për Strugën dhe se ata kanë premtuar përkrahje dhe ardhje sa më masive për ditën e votimeve. Një pjesë e tyre pritet të mbërrijë nesër dhe pasnesër, edhe për aeroportit të Ohrit dhe aeroportit të Shkupit. (INA)

       

Comments

comments