Ziadin Sela: Ja kush kanë qenë autorët e eliminimit tim fizik më 27 prill! (VIDEO)

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një tubim me qytetarët ka folur për ngjarjen e 27 prillit, natën kur ai ishte përgjakur dhe ishte përgatitur eliminimi i tij fizik. Sela ka akuzuar se VMRO-DPMNE ishte iniciatore dhe para ngjarjes së dhunshme në Kuvend kishte paralajmëruar eliminimin fizik, duke mbajtur press-konferenca të vazhdueshme kundër tij. Kjo sipas tij ishte parapërgatitje të opinionit. “Nëse ka dilema se kush kanë qenë autorët e eliminimit fizik, unë them se autorët janë VMRO-DPMNE bashkë me BDI. Tani të njejtit duan këtë ta bëjnë, por besoj se nuk do ta lejoni këtë”, theksoi Sela.

Comments

comments