Vajza nga Struga ndërton pus në ndihmë të një fshati në Afrikë!

0

Kohët e fundit, banorët e një fshatin në Tanzani, Afrikë, morën një kontribut për ndërtimin e një pusi për ujë të pijshëm të pastër. Por asgjë nuk do të kishte qenë e pazakontë, nëse nuk dihej se ky aktivitet human u financua nga një vajzë e re nga Podgorca e Strugës transmeton Strugalajm.com.

Ideja ka lindur nga një bisedë e thjeshtë me mikeshën e saj që jeton me familjen e saj në Zvicër,e cila për shumë vite mbështetet ndërtimin e puseve në Afrikë tregon Edita Xhemailoska donatorja e ndërtimit të pusit.Ajo thekson se u përcaktua për këtë hap pasi u njoftua me mungesën e theksuar të ujit atje.Tashmë Edita është në angazhim edhe për ndërtimin edhe të një pusi tjetër për të cilin pret kontribut edhe të donatorëvr të tjerë.(Strugalajm.com)

Comments

comments