Turqia kërkon ekstradimin e 15 gylenistëve që jetojnë në Kosovë

0

Turqia nuk po heq dorë nga kërkesa që Kosova të ekstradojë personat e dyshuar se kanë qenë anëtar të organizatës FETO, të Fetullah Gylen, të cilën autoritetet turke e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net merr vesh së ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marr një listë nga Turqia për ekstradimin e disa personave që dyshohet të kenë pasur gisht në organizimin e puçit të 15 korrikut të 2016 në Turqi.

Ndryshe, autoritetet kosovare në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar shtetasin turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gylenit.

Mirëpo, pas më shumë se një muaji që ishte arrestuar me urdhër të prokurorisë, Toksoy,  u lirua dhe u refuzua kërkesa e Turqisë për ekstradim. Kërkesën për ekstradim Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë, e kishte bërë më 16 dhe 19 tetor të vitit 2017, dhe Gjykatës Penale, kishte shpallur urdhër-arrest.

Prokuroi Ali Rexha, aso kohe kishte deklaruar se tërhoqi kërkesën për ekstradim të Toksoy-t, me arsyetimin se nuk kishte gjetje të provave në lidhje me atë që kishte kërkuar Turqia.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se javës së ardhshme pritet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Turqisë në Kosovë, e kjo vizitë do të jetë pikërisht për listën për ekstradimin e personave të dyshuar nga Turqia.

Kosova nuk është vendi i vetëm që Turqia ka kërkuar ekstradimin e ‘gylenistave’, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore, Polonia, Gjermania e të tjera.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/turqia-i-kerkon-ekstradimin-e-15-gylenisteve-qe-jetojne-ne-kosove-495054/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Comments

comments