Terroristi i kapur i YPG-së në Afrin: Në çdo shtëpi ka nga dy tre pjesëtarë të organizatës

0

Mohammed Mahmoud, pjesëtar i organizatës terroriste PYD/PKK (YPG), i cili u kap pasi ishte plagosur gjatë konfliktit në Afrin, ka thënë se në çdo shtëpi ka të paktën dy deri në tre pjesëtarë të kësaj organizate.

Ai pranoi se armët ishin shpërndarë nga organizata terroriste, e cila më parë kishte pushtuar fshatrat rreth Afrinit, raporton AA.

Në ditën e dytë të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur më 20 janar, në konfliktet e zhvilluara në fshatin Seyhozor rreth Afrinit, që u çlirua dhe u pastrua nga pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK ishte edhe Muhammad Mahmud, pjesëtari i organizatës i cili u plagos në këmbë.

Ai dha deklaratën në polici pas ardhjes në Turqi, ku ndodhet në trajtim. Ai tha se para luftës në Siri, me gruan dhe nëntë fëmijët e tij jetonte në qytetin Qestele, ku ishte i angazhuar në bujqësi. Ata ikën në fshatin Seyhogor të Afrinit.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, fshati u pushtua nga anëtarët e PKK-së, të cilët më vonë ndryshuan emrin e tyre në YPG.

“Dy-tre vjet më parë në fshat erdhën disa pjesëtarë të YPG-së, të cilët na dhanë kartat e anëtarësimit të kësaj organizate. Kam nëntë fëmijë. YPG-së iu bashkua djali dhe vajza ime. Gjatë aktiviteteve në rajonin e Afrinit është plagosur vajza ime Lezgin. Organizata nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore kështu që unë shkova pas saj, i ndihmova për të shëruar dhe e ktheva në shtëpi. Në fshatin tonë ka rreth 60-70 pjesëtarë të YPG-së. Pra, në çdo shtëpi ka të paktën dy deri në tre pjesëtarë. Të gjithë janë të armatosur”, tregon Mahmud.

Ai theksoi se atij dhe fshatarëve të tjerë u kanë dhënë armë dhe kanë kërkuar nga ata të dalin në terren dhe të mbledhin informacione. Në këtë mënyrë, siç thotë Mahmud, me pjesëtarët e tjerë të YPG-së kontrollonin zonën.

“Ndalonim makinat në rrugë, mblidhnim të dhënat personale të cilat ia dërgonim Mehmed Payret-it, pjesëtarit të YPG-së në fshatin tonë. Ai këto të dhëna i dërgonte në kampet në Bulbul dhe Qestel”, theksoi Mahmoud.

Në fshat vinte një pjesëtar i organizatës terroriste me emrin e koduar “Sabu”, i cili ishte përgjegjës i zonës të organizatës terroriste. Ai mblidhte informacione mbi të rinjtë që janë të aftë të mbajnë armë.

Mahmoud është penduar dhe i vjen keq që ishte përfshirë në aktivitetet e kësaj organizate terroriste.

Më 20 janar, Forcat e Armatosura Turke (TSK) filluan operacionin “Dega e Ullirit”, me qëllim neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin kufitar sirian të Afrinit.

Comments

comments