Spasovski – Xhafaj kokë më kokë, marrëveshjet prapaskenat e takimit/FOTO

0

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski priti në takim homologun e tij nga Shqipëria, Fatmir Xhafaj.

Dy ministrat e Brendshëm ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy policive si dhe shtimin e kontrolleve kufitare mes dyja vendeve me qëllim parandalimin e migrimit ilegal dhe tregtisë së drogës.

Spasovski dhe Xhafaj biseduan edhe për përforconim e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe financimit tij.

“Biseduam mbi përforcimin e bashkëpunimit kundër tregtisë së drogës, armë dhe njerëz. Bashkërisht dërgojmë mesazhin për luftë joselektive ndaj kësaj të keqeje. Biseduam edhe për iniciativën e ministrisë së Brendshme të Shqipërisë mbi formimin e Qendrës Rajonale për Bashkëpunim policorë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, transmeton kp.

“Unë besoj se çështjet që diskutuam për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë e dy vendeve tona dhe të rajonit. Unë besoj se disa nga temat dhe dakordësimet që u zhvilluan në këtë takim do t’i shërbejnë akoma më shumë lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve”, deklaroi Xhafaj.

Comments

comments