Shqiptari shpërthen për mobing dhe diskriminim në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Maqedoni: S’mund të duroj, largohem! (DOKUMENTE)

0

Asllan Musliu nga Tetova, është i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Shkup, por pa zyrë dhe hapësirë pune. Ai këtë e ka bërë të ditur për INA, ndërsa për situatën edhe më tej të rënduar të tij akuzon drejtoreshën e sapoemëruar në këtë detyrë nga ana e LSDM-së, Sanja Lukareva. Ai përmes një letre që është ankuar ka theksuar se po detyrohet të dorëhiqet nga puna, për shkak të mobingut që po ushtrohet ndaj tij.

“Duke qenë se gjatë kohë jam i diskriminuar në këtë institucion, së fund ndaj meje po ushtron mobing drejtoresha e këtij institucioni Sonja Lukareva…Jam i detyruar që të ndërprejë detyrën e punës”, ka shkruar ndër të tjera Asllan Musliu në letrën e tij.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur për INA se ka qenë pikërisht kontribues që LSDM të vjen në pushtet dhe nuk ka pritur një trajtim të tillë. Një fakt të këtillë e ka bërë të  ditur më parë edhe një postim dhe një porosi që ia ka drejtuar LSDM-së.

 

“Sanja Lukareva drejtoresha e DHP do që të më diskriminoj në baza etnike.

Merreni me mend mua që kam kontribuar me më shumë se 10 mijë euro për këtë parti që Lukareva të bëhet drejtoreshë në DHP. Ndërsa unë i punësuar në të njejtin institucion dhe për tre vite nuk kam hapësirë pune dhe shëtitem korridoreve të institucionit Çka bëhet me tjerët?!”, ka nënvizuar Musliu, duke thënë se zyrtarët e LSDM-së të vendosin gishtin në kokë për veprimet e tilla të funksionarëve të tyre. (INA)

Comments

comments