Sela dhe Kasami kërkojnë zgjedhje të parakohshme

0

Lideri i Aleancës për Shqiparët, Ziadin Sela ka deklaruar se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt, me presione të papara direkt nga policia e shtetit. Por ai kërkoi që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Merko, vetëm kryetar i shqiptarëve të Strugës nuk mund të jetë. Ali Ahmeti, duhet të të shoh në zgjedhje parlamentare”, ka thënë Sela. Ai ka thënë se njerëz të policisë që janë të shtabit të Merkos kanë blerë të vota.

Sipas tij, Qeveria reformatore e Zaevit dështoi. Kas pasur presione edhe brenda policisë dhe brenda policisë ka pasur elemente që i kanë detyruar qytetarët të dalin dhe të votojnë. Sela tha se ajo që bëri kryeministri, i cili vazhdimisht flet për bashkëjetesë, për jetë në Strugë, vetëm se e ka thelluar ndarjen ndëmjet bashkësive etnike, duke pasur parasysh se demokracia është vullnet i shumicës.

Edhe kryetari i Lëvizjes BESA ka kërkuar zgjedhje të parakoheshme parlamentare.

“Pas kësaj dite nuk ka më BDI, ka një degë shqiptare të LSDM. Lirisht mund të konstatojmë se fitues absolut real dhe moral jemi ne nga ASH dhe BESA. Kërkojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta përdëftojmë vullnetin tonë. Ne koalicioni ASH dhe BESË e kemi mundur gjithkund, por ishte LSDM që e ndryshoi rezultatin në favor të degës së saj. Mirupafshim në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Kasami.

Comments

comments