Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëj seks me ish të dashurin që u ndamë pas 20 vitesh, por ai ka një të dashur dhe…

0

Një grua 36 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është ndarë nga partneri i saj pas 20 vite bashkë, me të cilin ka dhe dy djem, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se e do shumë atë dhe sërish takohen për seks, por që ai ka një të dashur të re dhe nuk dëshiron ta lërë atë.

Rrëfimi i plotë i saj:

Seksi me ish të dashurin është i mahnitshëm, por ai ka një të dashur të re dhe nuk dëshiron ta lërë atë.

Ne jemi ndarë para gjashtë muajsh, pasi ishim bashkë prej 20 vitesh. Kam qenë me të që kur isha 16 vjet.

Unë tani jam 36 ndërsa ish i dashuri është 38 vjet. Ne kemi dy djem, 15 dhe 12 vjet.

Ne kemi pasur një marrëdhënie fantastike dhe kemi qenë të lumtur, deri para 6 muajsh.

Nuk e di se çka ndryshoi por ne filluam të grindemi dhe u ndamë. Kjo pati ndikim tek të gjithë, sidomos tek fëmijët.

Më dukej sikur kishim ardhur në prag të vdekjes dhe se kisha jetuar me dikë që më nuk e njihja.

Sa më shumë që dhuroja dashuri dhe qetësi, ai më shtynte larg.

Dhe ndarja ishte permanente. Por tani ndjej se 20 vite janë shumë për t’i lënë të shkojnë.

Është e gjithë jeta ime si e rritur. Unë ende ndjej dashuri dhe pasion për partnerin tim, por duket se gjërat po bëhen edhe më keq.

Kemi provuar që t’i rregullojmë, por duket se nuk është e mundur. Unë e mora guximin t’i tregoja atij se di ndihem për të kur erdhi së fundmi për t’i parë fëmijët. Ai është shumë i lidhur me ta.

Ishte e vështirë pasi ai është tani në një lidhje të re.

Ai më ka hutuar pasi më ka puthur dhe më ka thënë se ende më do. Ne kemi bërë sërish seks dhe ishte e mahnitshme.

Seksi ka qenë gjithmonë i mirë për ne dhe kjo nuk ka ndryshuar. Por ai nuk do që ta lë të dashurën e tij të re.

Ai duket se mendon të vazhdojë të eksplorojë në lidhjen e tij të re dhe të vazhdojë të ketë seks me mua në fshehtësi.

Ai nuk dëshiron të përpiqet që lidhja jonë të funksionojë sërish, pasi mendon se do të përfundojmë në të njëjtën situatë sikur më parë.

Ndoshta ka të drejtë.

Përgjigja e psikologes:

Lidhja juaj nuk do të funksionojë kurrë derisa është i përfshirë një person tjetër.

Në çdo rast ti e ke provuar në të kaluarën dhe nuk ke pasur sukses.

Ti ndoshta ndihesh se t’i tregosh si ndihesh mund të ketë shpresa që të provosh dhe njëherë, por mos mbaj shumë shpresa.

Ai ka një të dashur të re dhe duket se ka vazhduar jetën. Ai mund të jetë një gjeni dhe të kujdeset për ty por nuk mund t’i ketë të gjitha. Duhet të zgjedhë. Nëse ai nuk do të jetë vetëm me ty, më mirë largohu nga ai dhe kjo aferë e vdekur, sepse do të lëndohesh më shumë./BS/

Comments

comments