Me rolin e Alfredos, Ramë Lahaj do të ngjitet në skenën e Operës Kombëtare të Parisit

0

Tenori shqiptar Ramë Lahaj do të prezantohet me shfaqjen “La Traviata” të Giuseppe Verdi në Operën Kombëtare të Parisit, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje operistike do të ngjitet me premierë sot më 2 shkurt. Vetë Ramë Lahaj ka njoftuar se kjo shfaqje operistike është realizuar me regji të Benoit Jacquote dhe me dirigjent Dan Ettinger.

Ramë Lahaj në këtë shfaqje do të prezantohet në rolin e Alfredos, kurse në atë të Violetës do të paraqitet Marina Rebeka.

Në bazë të faqes zyrtare të Operës Kombëtare të Parisit kjo shfaqje do të ngjitet si premierë sot më 2 shkurt dhe do të ketë shfaqje të tjera deri më 28 shkurt, duke numëruar gjithsejtë 8 shfaqje./KultPlus/

Comments

comments