Ramushi ja çiti lakin Xenit, e thirri në kabinet dhe e nxorri dasmën e …?! (FOTO)

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar këngëtarin Shkëlzen Jetishin.
Haradinaj ka shkruar në facebook se ishte një takim i përzemërt me Shkëlzen Jetishin, doajenin e këngës së mirëfilltë qytetare.
“Këngëtar i rrallë, i cili me vite ka interpretuar perlat e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, duke ruajtur kulturën dhe këngën tonë. Të kultivojmë vlerat tona dhe t’i lartësojmë ato”, ka shkruar ai.

Por burime tona të sigurta brenda kryeministrisë bëjnë të ditur se takimi mes tyre ka të bëjë për krejt një temë tjetër .
Ashtu si e dimë të gjithë rroga e Haradinajt pasi u morr vendimi për t’u ngritur nga 1500 euro në 2950 euro, ai vendim u rishqyrtua nga ministri i financave dhe u konstatua se ishte thyerje e ligjit dhe u shfuqizua.
Ndërsa burimet tona bëjnë të ditur se pikërisht shkaku i këtij shfuqizimi, Haradinaj e përdor postin dhe zyrën e punës me qëllim për t’ia ulur pazarin Shkëlzen Jetishit. Ata tregojnë se si ai arriti që t’ia ul qmimin deri në 2 mijë euro për darsmën e një kushëririt të tij në Gllogjan, me arsyetimin se nuk kanë pare ata deri frikë me social kanë jetuar, e tash me t’u bërë kryeministër unë e rahatova njërin si këshilltar i ministrit.
Shkëlzen Jetishi thuhet të ketë pranuar por kishte një kërkesë që le të jetë hera e fundit kjo.

/Kjo është rubrika thashetheme me sarkazëm dhe humor. Huazuar nga Zhaba.tv

Comments

comments