Qytetarët godasin EVN: Na rrjepët me fatura, boll politikë me faturat shqip!

0

Lansimi i lajmit nga EVN Maqedoni në disa portale me pompozitet të madh se ka nisur aplikimin e gjuhës shqipe, ka hasur në thumbime dhe kritika të ashpra nga qytetarët, që janë konsumatorë të kësaj kompanie.

Ata theksojnë se kjo është populizëm dhe politikë e kësaj kompanie, kur dihet se qytetarët janë të interesuar për uljen e faturave, masa lehtësuese sidomos për kategoritë sociale, informon INA.

“Boll me politikë, jeni bërë më bajat se Qeveria. Keni nisur avazin sikur të qeverive dhe partive me gjuhën shqipe. Ulni tarifat dhe lehtësime tjera. Na rrjepët, po na shkyçni rrymën dhe po na detyroni me pagu nga 2 mijë e 3 mijë denarë për tu lidh sërish, plus përfitoni sepse qytetari i shkret hyn në borxhe dhe detyrohet që tju paguajë borxhin. Ky është kushtëzim antinjerëzor dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e qytetarëve duhet të reagojnë”, shkruajnë qytetarë të revoltuar në fb.

Sipas tyre, faturat në shqip kanë nisur që në janar, në fillim të vitit, por e kuptojnë këtë politikë.

Nga ana tjetër, EVN ka thurrur lajmin për pasurimin e këtyre faturave duke përshkruar se ato janë me dizajn të ri i cili do tu mundësojë konsumatorëve lexim më të lehtë të të dhënave të faturës. Fatura përmban të dhëna në lidhje me konsumatorin, pastaj konsumimi I energjisë elektrike I treguar në kilovat për orë dhe denarë për tarifë të ulët dhe të lartë, gjithashtu tregohet edhe përqindja e parave që paguhet për energjinë e harxhuar si dhe këshillat për kursim. Pagesa e faturave mund të bëhet edhe përmes internetit duke shmangur pritjet në sportele.

“Që nga janari i vitit 2018 njoftojmë se EVN Maqedoni bëri evidentimin e konsumatorëve të cilët flasin gjuhën shqipe. Këtë e bëri me qëllim që të dërgoj faturë në gjuhën maqedonase dhe shqipe njëkohësisht. Megjithatë fatura në gjuhën shqipe ekziston vecmë disa vite me radhë por e njëjta dërgohej vetëm me kërkesë të konsumatorit. Për shkak të procesit të ndërlikuar të evidentimit mendojmë se ndoshta janë bërë edhe lëshime prandaj I informojmë konsumatorët që mund në çdo moment të drejtohen në Evn Maqedoni me kërkesë për pranimin e faturës në gjuhën shqipe ose për anulimin e saj”, ka deklaruar për disa portale Vjosa Selimi nga EVN Maqedoni. (INA)

 

Comments

comments