Qeveria anulon konkursin për drejtorë, shpall tjetër

0

Vetëm pak ditë pasi e shpalli konkursin për drejtorë, Qeveria e ka anuluar të njëjtin. Ndërsa ka shpallur konkurs të ri për 69 poste drejtorësh dhe 25 vende zv/drejtorësh duke e anuluar në këtë mënyrë konkursin e shpallur më 31 janar. Afati i konkursit të ri të Qeverisë për drejtorët tani është zgjatur në 15 ditë ndërsa për kandidatët për drejtorë të Fondit shëndetësor do të zgjasë 30 ditë, për dallim nga konkursi paraprak i cili ishte paraparë të zgjasë vetëm tre ditë. Qeveria ditë më parë e arsyetoi konkursin me faktin se të gjithë drejtorët e emëruar deri më tani kanë qenë ushtrues detyre. Qeveria e re menjëherë pas marrjes së detyrës i ndërroi drejtorët e institucioneve shtetërore dhe publike dhe emëroi ushtrues detyre me mandat gjashtë mujor.

Comments

comments