Protestë masive në Greqi: Maqedonia është greke

0

Nën masa të forta sigurie, me rrugë dhe stacione të mbyllura sot në sheshin Sintagma para Parlamentit grek, do të mbahet protesta e paralajmërar me moton: Maqedonia është greke, njofton agjencia e lajmeve INA.

Protesta pritet të jetë masive, pasi nga i gjithë vendi janë organizuar me autobusë falas për kundërshtarët e procesit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Mitropoliti grek Ambrosos në blogun e tij i ftoi vëllezërit e tij që të zgjohen ta ngrisin zërin e tyre dhe grushtin në protestën me moton Maqedonia është një dhe I takon Greqisë.

Ai ka kërkuar që të mos pranohet emër për shtetin fqinj me termin Maqedoni. Deklarata të ngjajshme janë dëgjuar edhe nga partitë opozitare, të cilat kanë sulmuar edhe negociatorin e OKB-së, Metju Nimic. (INA)

 

Comments

comments