Pas pak Gruevski në gjykatë, ja arsyeja

0

Gjykata e Apelit sot në ora 14:00 do të mbajë seancë publike ku do të ndëgkohen arsyetimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski se pse kërkon që ti kthehet pasaporta, shkruan Aktuale.mk.

Gjykata ia mori pasaportë Gruevskit si masë parandaluese në rastin ‘Titanik’, me kërkesë të PSP-së.

Në lëndën ‘Titanik’ gruevski akuzohet për parregullsi zgjedhore.

Hetimi është zgjeruar me 17 persona të tjerë. Siç tha Janeva, pesë persona nga ta kanë qenë si formues të grupës, ndërsa bëhet fjalë për funksionerë në qeveri, ndërsa të dyshuarit tjerë janë anëtarë të grupit, të punësuar si persona zyrtarë në më tepër organe shtetërore.

Përshkak të sekretit të procedurës parahetimore, PSP nuk zbulon detaje se kë kanë thirrur në pyetje dhe pse e kanë thirrur.

“Titanik”, është rasti i parë që e hapi kjo Prokurori Speciale Publike, ndërsa e hapi më 12 shkurt vitin e kaluar.

Të dyshuarit kryesorë janë ish kryeministri Nikola Gruevski, ish ministrja e punëve të brendëshme, Gordana Jankullovska dhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, sekretari gjeneral i qeverisë Kirill Bozhinovski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temellko. Ata janë të dyshuar për vepra penale, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkelje e lirisë të votuesve, blerje të votave, shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe keqpërdorimi i mjeteve për finansim të kampanjës zgjedhore, ndërsa në hetimin e zgjeruar, sipas PSP, ka dyshime edhe për vepra tjera penale.

Comments

comments