Osmani: Çairi mbetet bastion i BDI-së, fillojnë fitoret e reja

0

Në sheshin Skënderbeu në Shkup, BDI ka nisur festën për fitoren e saj në zgjedhjet e sotme lokale me kandidatin e saj Visar Ganiu.

“Urime fitorja. Çairi mbetet bastion i BDI-së. Visar Ganiu është kryetar i komunës së Çairit. Ju falënderoj të gjithëve që këto dy muaj nuk keni lënë familje në Çair pa ia prezantuar programin e kandidatit të ardhshëm Visar Ganiu.

Visar Ganiu, kandidati fitues i zgjedhjeve lokale në Çair nga radhët e BDI-së tha se është fitore e merituar e tij.

“Kemi pasur ofertë më të mirë, bashkëqytetarët e mi e kanë mirëpritur atë program edhe pse partitë tjera u bashkuan mes veti. Bashkëqytetarët tanë sot e vulosën dhe dhanë verdiktin për një fitore shumë të merituar”, ka thënë Ganiu në deklaratën enkas për MEDIAL.mk.

Comments

comments