NRG Band me këngën të re, grupi rikthehet në ‘Kënga Magjike’

0

Grupi i njohur i shumë hiteve, NRG Band, ka gati projektin e ri.

Grupi me frontmen Besnik Qakën kanë përfunduar në kohë rekorde këngën e re që prej se ky i fundit i dha fund beqarisë duke u martuar. Ky projekt është punuar në studion e Irkenc Hykës dhe bëhet fjalë për atë që pritet të jot një prej këngëve më të mira të këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”.

Më 11 nëntor pritet që të publikohet projekti i ri i punuar nga vet Besnik Qaka dhe Irkenc Hyka në studion e këtij të fundit, teksa premiera do të jetë në Klan TV në promovimin e këngëve të festivalit “Kënga Magjike”.

Projekti e rikthen fuqishëm grupin NRG band pas një vere shumë të angazhuar me koncerte e performanca private. NRG band me këtë këngë pritet të jenë edhe favoritë për të fituar çmimin kryesor.

“Ajo M’kalli”, “Mos u Nal” dhe “Asnjo si ti”, janë disa prej hiteve të grupit. /Telegrafi/

Comments

comments