Mourinho për debutimin e Pedros: Nuk ishte si Maradona, por ishte afër

0

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka krahasuar transferimin e ri, Pedro me legjendën argjentinase, Diego Maradona pasi sulmuesi spanjoll pati një ndikim të madh në ndeshjen e sotme.

Pedro u transferua në Stamford Bridge nga skuadra e Barcelonës për 31 milionë euro, kurse në më pak se 20 minuta ai arriti të shënojë golin e parë në fanellën e Chelseat, transmeton Koha.net. Të kaltrit fituan me rezultat prej 2-3 si mysafir i WBA-së.

“Nuk ishte si Maradona, por ishte afër. Ai është një lojtar shumë i mirë, ka shpesh dyshime se sa shpejtë mund të adaptohet një lojtar i madh nga ligat e tjera në Premier Ligë dhe të shpërthejnë menjëherë, prandaj jam i lumtur që ai u paraqit në këtë mënyrë”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të klubit.

Portugezi është shprehur se beson që ai do të vazhdojë me këtë formë të lartë, pasi është shumë mirë më kondicion.

Comments

comments