Mori 40 mijë euro, zbulohet vrasësi i Ivanoviçit (FOTO)

0

Stefan Cvetkoviç, gazetar nga Serbia, ka publikuar disa fotografi për të cilat beson se ishin të personave të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Cvetkoviq deklaroi se sipas hulumtimit të përbashkët me gazetarë shqiptarë nga Kosova, personi në foto kishte ardhur në Kosovë me 12 janar dhe kishte përshkuar rrugën afër zyrave të Ivanoviçit rreth katërmbëdhjetë herë brenda asaj kohe.

I njëjti person e kishte lëshuar Kosovën një ditë pas ngjarjes, shkruan Indeksonline.

Sipas informatave të siguruara nga terreni besohet se asnjë politikan në Kosovë e Serbi nuk është i përfshirë në këtë vrasje, duke shtuar se prapavija e vrasjes është kriminale.

Ky gazetar hulumtues thotë se për këtë vrasje ishin dhënë 40.000 euro.

Cvetkoviç përveç publikimit të personit të dyshuar si vrasës, ai ka publikuar edhe dy fotografi tjera për të cilët thotë se duhet hulumtuar për rolin e tyre.

Njëra, sipas asaj që shihet në foto, duket të jetë person zyrtar i Institucioneve të Kosovës.

Sipas gazetarit Stefan Cvetkoviç gjatë hulumtimit të tyre kishin siguruar qasje edhe në kamerat e qytetarëve privat. /albeu.com/

 

Comments

comments