Plani i shqiptarëve nëse nuk zgjidhet çështja emrit të Maqedonisë

0

<strong>“Bllokimi i rrugës euro-atlantike e Maqedonisë, do i orientonte gjithmonë e më tepër shqiptarët drejt Shqipërisë…</strong>

Nesër, e diel, në rrugët e Athinës pritet të dalin qindra-mijëra protestues. Arsyeja e zemërimit të tyre është kontesti i emrit me Maqedoninë. Në vigjilje të saj, magazina më e madhe e Europës, <strong>“Der Spiegel”,</strong> ka kryer një intervistë me ekspertin gjerman të historisë, Stefan Troebst. Ai ka sqaruar se pse konflikti mund të rezultojë i rrezikshëm për rajonin.

“Pas Luftës së Dytë Botërore Titoja e kishte bërë të qartë se Greqia veriore, sëbashku me Selanikun, duhet ti takonin Jugosllavisë. Kjo u trumbetua publikisht përsëri nga politikanët nacionalistë grekë dhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse greke pas pavarësisë së Maqedonisë 1991. Por sot asnjë politikan serioz maqedonas nuk ka pretendime territoriale ose revizioniste,” thotë profesori universitar gjerman, Troebst, duke shtuar se për grekët antikë, maqedonasit shiheshin si barbarë. Andaj Greqia duhet të jetë më e hapur ndaj kontestit të emrit.

<strong>Maqedonia është nyja e Ballkanit</strong>

Të qenurit qendra dhe nyja e Ballkanit, ndaj Maqedonisë në të kaluarën kanë pasur pretendime aneksuese të gjithë fqinjët. “Shtetet fqinje e kanë njohur shtetin e Maqedonisë, por do të ishte mirë që ta njihnin edhe ekzistencën e kombit maqedonas. Kjo do çtensiononte mjaft situatën në rajon.” Në rast të kundërt, nëse qeveria e re socialdemokrate nuk do e zgjidhte kontestin e emrit me Greqinë, “situata do ishte më dramatike sesa dhjetë vjet më parë me qeverinë e VMRO.”

Dhe rreziku këtu nuk do ishte nga ndonjë ndarje e Maqedonisë mes Athinës e Beogradit ose ndonjë okupim nga Bullgaria, por mund të prisheshin ekuilibrat mes maqedonasve sllavishtfolës dhe shqiptarëve në Maqedoni.

“Bllokimi i rrugës euro-atlantike e Maqedonisë, do i orientonte gjithmonë e më tepër shqiptarët drejt Shqipërisë, pasi ata thonë: Shqipëria vetëm është anëtare e NATO dhe ka gjasa të mëdha për tu bërë anëtare e BE, në krahasim me Maqedoninë që po qëndron në vendnumero. Atëherë mund të vinte deri te ndonjë skenar i rrezikshëm i shpërbërjes së brendshme të Maqedonisë në vija etnike”

Comments

comments