Merko 791 vota para Selës, shtabi i ASH-së nuk njeh rezultatin

0

Edhe pse KSHZ ka finalizuar numërimin e votave në Strugë, shtabi i Aleancës për Shqiptarët theksuan se nuk e njohin rezultatin dhe se kanë materiale të dokumentuara për shumë parregullësi, blerje votash, manipulime dhe presion.

Nga ky shtab theksuan se kanë njoftuar organizatat kompetente dhe OSBE, për parregullësitë në Strugë, që sipas tyre janë bërë nga ana e BDI dhe LSDM.

Megjithatë, sipas KSHZ Merko nga radhët e BDI-së arriti që t’ia merrte Ziadin Selës, Strugën me një diferencë prej 791 votash.

Merko siguroi 13.927 vota kundrejt 13.136 votave të kreut të Selës.

Ndërkohë, Sela ka deklaruar më herët se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt, me presione të papara direkt nga policia e shtetit.

“ Ajo që ndodhi në raundin e parë, u përsërit në raundin e dytë, ndodhi një falsifikat zgjedhor.”, theksoi Sela.

Ndërsa Merko theksoi se fitorja e tij është multietnike dhe se do të punojë për një Strugë të zhvilluar dhe me projekte konkrete.

struge

Comments

comments