Menaxheri e hodhi në gjyq por ja çka bën Getinjo

0

Reperët Getinjo dhe Mozzik javë më parë kanë dal nga labeli On Records.

E sonte lajmi.net përmes burimeve brenda ON Records ka mësuar se menaxheri Mehmet Elshani ka hedhur në gjyq dyshën në fjalë dhe ua kërkon 1.4 milion euro si dëmshpërblim për prishjen e imazhit të labelit, prishje të kontratës së notarizuar dhe për investimin që ka bërë gjatë këtyre viteve.

Po ashtu, lajmi.net ka provuar të kontaktoj me të dy vëllezërit Aliu për t’i pyetur rreth kësaj padie, por kontakti me ta ka qenë i pamundur pasi nuk kanë hapur telefonin.

Nga ana tjetër, Getinjo ka publikuar disa pamje në Instastory ku shihet duke gatuar për dikë, duke lënë të nënkuptoj se edhe pse mori ftesat për gjyq, atij nuk i intereson fare kjo gjë!/Lajmi.net/

Comments

comments