Milikije Halimi: Video është e montuar, partitë e imta po japin shkelmat e fundit

0

“Një “video-incizim i montuar, e theksoj, material i montuar, po qarkullon në mediat sociale. Do të ketë përgjegjësi ligjore për personat të cilët e kanë montuar dhe lëshuar në qarkullim këtë video, pasi është e kundërligjshme. Kjo tregon se në cfar paniku janë partitë e imta politike në Haracinë. Kjo dëshmon se po japin shkelmat e fundit, përpara humbjes së madhe që do ta kenë. Nga 15 Tetori, Komuna e Haracinës do të ndryshojë, dhe do të ketë JETË më të mire, për të gjithë. Për këtë të jeni të qetë dhe të bindur”, kështu ka reaguar kandidtja e LSDM – së për komunë e Haraçinës, Milikije Halimi./Sakte.net

kryetarja e ardhshme e zaevit kujdes kan e votojni

Posted by Haraçina Zemra E Shqiptarve on Friday, September 29, 2017

 

Duke parë interesin e shumë mediave për profiling e kandidates për kryetare të Komunës së Haraqinës nga radhët e LSDM-së, në vazhdim mund ta gjeni biografinë.

Milikije Halimi e lindur në Haraçinë, ku edhe jeton me familjen time. E martuar me Agronin, dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Djellza dhe djalit Donitit.

Shkollimin fillor e ka mbaruar në vendëlindje në  shkollën Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në vitin 1995.

“Pas përfundimit të shkollës fillore, për shkak edhe të vështirësive që gjeneratat e asaj kohe, (e në vecanti vajzat) ndesheshin me vazhdimin e shkollimit, tek unë ishte ndryshe. Një arsye shtesë për të kërkuar shkollim me cdo kusht, ishte edhe familja ime pasi dallohet si arsimdashëse, dhe unë me shumë përkushtim vendosa të ndjek shkollimin e mesëm, duke thyer kështu stereotipet e kohës që kishte shooqëria jonë, dhe vendosa të regjistrohem në shkollën e mesme Mjeksore në Tetove, Nikolla Shtejn (1996-2000). Pas kryerjes me sukses të shkollës së mesme, më pas, regjistrova Fakultetin Pedagogjik, të cilin e mbarova në vitin 2006.”, thekson Miklije Halimi.

Ajo ka kryer edhe trajnime të ndryshme profesionale nga institucione relevantë ndërkombëtare në fusha të ndryshme, por me theks të vecantë mbi rolin dhe kontributin e femrës në zhvillimin e shoqërisë.

Ndër trajnimet e shumta, veçohen kursin “Women in Politics” me organizatën amerikane NDI, dhe në bashkëpunim me USAID, Ambasadën e Biranisë së Madhe, Ambasadën Francezë si dhe Ambasadën e Holandës në Shkup. Kurs tjetër gjatë po këtij viti, është trajnimi me temë “Dhuna mbi gratë”, organizuar nga UNDP (Organizata Komebeve te Bashkuara për Zhvillim), e cila më ka krijuar mundësinë për të avancuar edhe më tej vetëdijen mbi rrolin e ffemrës në familje dhe shoqëri. N

Në kuadër të LSDM-së, për disa muaj është trajnuar në të ashtuquajturën “Shkollën për aktivizimin e gruas”.

“Përvoja profesionale Karriera ime profesionale lidhet kryesisht me sektorin privat, pasi në fillet e karrierës sime, kam menaxhuar me një nga pikat e shitjes së farmacisë Zegin, në Maxhari, Shkup. Duke parë gjendjen e dobët shëndetësore të Komunës së Haraçinës, isha iniciatore që të hapet një farmaci në vendbanimin tim. Pasi hapëm farmacinë në fshatin Haraçinë, kam menaxhuar me të njëjtën për disa vite, deri në angazhimin tim politik.”, ka theksuar Miklije Halimi. (INA)

 

Comments

comments