Melekie Halimi bën historinë në Haraçinë (Video)

0

Melekije Halimi është shqiptarja  dhe femra e parë në historinë e zgjedhjeve për pushtetin lokal, e cila fiton zgjedhjen në komunën e Haraçinën, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjithashtu, edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë për herë të parë fiton zgjedhjet në një komunë me shumicë shqiptare.

Për një kohë të gjatë përfaqësimi i gruas në këtë komunë ka qenë i kufizuar.

Kandidatja e re  tashmë ka thyer tabutë, për ti treguar mbarë opinionit se Haraçina ka femra të guximshme dhe intelektuale të gatshme për të marrë përgjegjësi institucionale.

Me fitoren e shpallur që në raundin e parë ajo është shprehur e gatshme për ti zgjidhur problemet e banorëve të kësaj ane, duke mos dashur që femrat e kësaj komune të jenë vetëm një shifër dekorative.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e ka përshkruar me disa epitete Melekien, duke theksuar se bukuria, gëzimi dhe avangarda e një koncepti qytetarë triumfuan në Haracinë.

Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së, Melekie Halimi në Haracinë ka marrë mbi 3000 vota, derisa kandidatën e partive shqiptare mezi kanë arritur të fitojnë nga 1000 vota ose më pakë.

Suksesi i saj në këtë komunë do të jetë sinjal i fuqishëm dhe mundësi për LSDM-në që të depërtoj edhe në komuna tjera shqiptare në Maqedoni.

Ose të paktën, do ti detyroj partitë shqiptare që ti hapin sytë dhe bëjnë punë të mira për qytetarët dhe banorët e komunave të cilët i përfaqësojnë. (INA)

Krisën sharkijat e “alltiat” në Haraçinë për fitoren e Milikije Halimit

Posted by INA- Iliria News Agency on Monday, October 16, 2017

 

Comments

comments