Maqedonasit nënshkruajnë “Platformën e Prilepit”, a do të reagojë Ivanovi dhe partitë shqiptare?! (DOKUMENT)

0

Bashkësia e maqedonasve nga vendet e Ballkanit është mbledhur në qytetin e Prilepit dhe ka nënshkruar një deklaratë (platformë), shkruan Zhurnal.

Në platformë shkruan se i mbështesin angazhimet e të gjitha Qeverive të Ballkanit, e posaçërisht të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e një kilme të mirëbesimit dhe bashkëpunimit reciprok.

Por, thuhet në platformën e tyre që mos harrohen të drejtat e maqedonasve në Shqipëri, Serbi, Bullgari dhe Kroaci.

Por, ajo që është diskutabile në të gjithë këtë aktivitet është se apo shndrohet Maqedonia nga një vend “mik” në një vend nga ku nënshkruhen deklarata dhe platforma me të cilat në mënyrë direkte po futen hundët në punët e bredshme të shteteve fqinjë.

Të kujtojm se vetëm për një deklarata të nënshkruar në Tiranë nga ana partive politike shqiptare të Maqedonisë, e gjithë elita nacionaliste maqedonase me në krye presidentin Ivanov dhe disa struktura të ish-regjimit të instaluara në partinë VMRO-DPMNE krijuan “telashe” të mëdha brenda shtetit duke atakuar edhe kryeministrin Rama si personi që po fut “hundët” në punët e bredshme të Shqipërisë, shkruan Zhurnal.

Tanimë kur kemi një platformë të këtill ku po futen hundët në rregullimin Kushtetues të disa vendeve fqinjë nga shqoata të qytetarve maqedonas që jetojnë në vendet fqinjë e që po nënshkruajn një platformë në Prilep, a do të reagon Presidenit Ivanov për platformën e Prilepit. A do të kërkojë VMRO-DPMNE-ja që këto “patriotë” të kërkojnë të drejtat e tyre në suaza të rregullativava Kushtetuese në vende ku jetojnë. Apo ndoshta për këto Maqedonia e ka obligim të kujdeset., e Republika e Shqipërisë për shqiptarët jo.

Lidhur me këtë platformë pritet të reagojnë edhe partitë shqiptare.

Comments

comments