Kissinger: Gjithë Azia duhet të jetë gati për luftë bërthamore

0

Në një intervistë së fundmi për New York Times, ish Sekretari i Shtetit dhe strategu i Lutës së Ftohtë, Henry R. Kissinger ka paralajmëruar se Azia Lindore është drejt prodhimit bërthamor.

Ish diplomati kontrovers, kritikët e të cilit e akuzojnë për ndihmën dhe nxitjen e regjimeve ushtarake në Amerikën Latine gjatë kohës së tij si pjesë e Administratës Nixon, tha se një Kore e Veriut me armë bërthamore do të nisë një garë armatimi në të cilën “armë bërthamore” do të përhapen në pjesën tjetër të Azisë.

Nuk mund të jetë e mundur që Koreja e Veriut të jetë i vetmi vend korean në botë që ka armë bërthamore, pa Korenë Jugore që përpiqet të përputhet me të. As nuk mund të jetë e mundur që Japonia të rrijë duarkryq”, tha ai. “Kështu që ne po flasim për përhapjen bërthamore”.

Komentet e Kissinger vijnë pasi kërcënimi i një Koreje të Veriut bërthamore që e ka vënë Korenë e Jugut dhe Japoninë në trazim.

Sondazhet tregojnë se 60 për qind e njerëzve në Korenë e Jugut janë në favor të vendit për ndërtimin e armëve të tyre bërthamore – diçka që një herë konsiderohej derisa Shtetet e Bashkuara i ndalën ata. Dhe në Japoni, kërkesa e kryeministrit Shinzo Abe për të ndryshuar kushtetutën pacifiste të vendit për ta lejuar atë të ri-militarizohet, gjë e cila po bëhet më e mundshme me secilën provë raketore të Koresë së Veriut.

Si anëtarë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, Koreja e Jugut dhe Japonia janë ndaluar nga ndërtimi ose marrja e armëve bërthamore. Por, për Times-in, të dy vendet kanë aftësinë teknologjike për prodhimin e mijëra raketave shpejt. Sipas një raporti të vitit 2015 nga Charles D. Ferguson, president i Federatës së shkencëtarëve amerikanë, Koreja e Jugut mund të prodhojë vetëm 4,300 bomba bërthamore.

Comments

comments