Jo marrëveshje me Greqinë pa zbardhjen e të drejtës për Çamërinë

0

Skënder Karaçica

Diplomacia e ,,hollë,,shqiptare dhe protokolli në Tiranë dhe Athinë,padyshim se ka krijuar shumë të panjohura që kanë të bëjnë ,,marrëveshja për detin,,dhe të ,,ligjit të luftës,,në mes të dyja shteteve në Ballkan.

Nëpër vite dhe këso kohe,Shqipëria dhe çështja shqiptare përsëri ka kaluar në tryezën e diploatike të fqinjve tanë grabtiqarë që në shekullin e kaluar,përmes fuqive të mëdha të boshtit pansllavistë të udhëhequr nga Rusia,morën pjesë të tokave shqiptare dhe tashti pjesën më të dhimbshme kombëtare të Çamërisë të varë e të përgjakur deri në shkallë të gjenocidit nga ushtaria e Greqisë.

Në kacelaritë e diplomacisë ndërkombëtare në BE-OKB të hepët çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Çamëri dhe në pjesët tjera etnike në Maqedoni,Serbiu dhe Mal të Zi,faktorët diplomatikë të këtyre vendeve po prekin në plagët e vjetra që i bënë nëpër vite të shekullit të kaluar,duke hapur çështjen e kufirit ,,detar,,më Greqinë dhe duke e mbuluar me ,,harresën,,
historike të çështjes së Çamërisë,që qarqet greke e hoqën nga harta e botës.

Jo marrëveshje për kufirin ,,detar,,me Greqinë pa zbardhjen e të drejtës për Çamërinë shqiptare dhe në të gjitha nivelet e diplomacisë,ndonëse aty-këtu pati disa debate në takimet dypalëshe Tiranë-Athinë,por pala greke me çdo kusht e hedhë poshtë se ,,nuk ekziston më Çamëria(!)duhet ndalur më çdo kusht ,,diskursin,,antishqiptar helen dhe me zëshëm duhet shtruar problemin se Çamërisë se ajo ekziston si realitet historik e gjeografik për Tiranën zyrtare.

Diplomacia shqiptare nuk duhet të bëhet e shurdhër se ne ua thamë grekëve në sy më sy çështjen e Çamërisë,por ata duhet të shkojnë përtej këtyre takimeve dypalëshe Tiranë-Athinë dhe me projektin kombëtar me mbështetje të fortë me katetet historike të kohës,kur ushtria greke me gjeneralët vrastarë deri në shkallë të gjenocidit e morën Çamërinë dhe pronat e çamëve duke i tjetërsuar si të vetat dhe e hoqi dhunshëm nga harta e botës këtë pjesë unike të tërësisë territoriale të Shqipërisë etnike.Çështja shqiptare e Çamërisë duhet të bëhet çështje e ditës në BE-OKB dhe në Senatin dhe Kongresin në Uashington.

Me fqinjët tanë paksa të ,,moderuar,,nën petkun e demokracisë dhe të bashkëpunimit rajonal në këtë pjesë të Evropës Juglindore,duhet të nisë fryma e re e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike në Maqedoni,Serbi,Mal të Zi dhe Greqi,ndonëse ka ardhë koha që Tirana dhe Prishtina nuk mund të jenë vend të pazareve politike dhe të njëfarë,,gjeostrategjie,,pa shqiptarët si zot të tokës së vet etnike.

Evropa me tërë mekanizmin e saj të demokracisë dhe të vlerave të njeriut të lirë dhe të demokracisë,duhet të jetë më afër çëshjtjes shqiptare në hapësirën e vet etnike në Ballkan,ndonëse e ndarë nga fqinjët tanë grabitqarë,në fillim të këtij shekulli të hapet kapitulli për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare dhe çështja e Çamërisë.

Greqia duhet të japë përgjigje për aneksimin e Çamërisë përmes ,,ligjit të luftës,,që ndaj kësaj pjese etnike shqiptare në shekullin e kaluar bëri gjenocid para syve të Evropës dhe tashti pikërisht para BE-së po bënë sehir për gjoja kufijtë e
saj ,,detar,,me Shqipërinë dhe me mjeshtëri duke anatemuar deiplomacinë e Tiranës zyrtare po trumbeton se çështja e Çamërisë,,nuk ekziston,,(!).

Tirana zyrtare nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje ,,poltike e diplomatike,,me asnjë vend fqinjë në Ballkan,pa u zgjidhe çështja shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë,ndonëse një kërkesë e kësaj natyre e konfirmon mirë Kushtetuta aktuale që është konformë për institucionet e shtetit shqiptar.

 

Comments

comments