Jep dorëheqjen kreu i shërbimeve sekrete shqiptare

0

Në Shqipëri, drejtori i Shërbimeve sekrete Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Njoftimi u bë nga zyra e kryeministrit Rama, ndërsa nuk jepen detaje për arsyet e largimit por shpjegohet kreu I qeverisë e “mirëpriti dorëheqjen duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”.

Zoti Rama ishte sot për këtë çështje në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku sipas një komunikate zyrtare “zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo” Zoti Ajazi e mori detyrën në gushtin e vitit 2012, pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani.

Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të idhjeve që sipas saj, zoti Ajazi kishte me partinë në pushtet. Në fillim të viteve ’90 ai kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.

Comments

comments