Ja çka thotë Teuta Arifi pas fitores në Tetovë (VIDEO)

0

Kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi iu falënderua BDI-së për mbështetjen për edhe një mandat katërvjeçar për këtë funksion.

“Dua t’u falënderohen aktivistëve tanë, por edhe qytetarëve të cilët në këto zgjedhje e vlerësuan punën tonë të përfunduar dhe projektet e përfunduara dhe premtoj se edhe në mandatin e ardhshëm do të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike dhe politike”, tha ajo.

Arifi shtoi se në Tetovë  për herë të dytë votohet një grua dhe premtoi se hapur dhe me nder do të punojë në realizimin e asaj që u ofrua në fushatë.

Në katër vitet e ardhshme do të punojmë në projektet e përbashkëta që të tregojmë se Tetova që e duam është e vlefshme për këtë”, tha ajo

BDI-ja sonte pas deklarate të Ahmetit dhe Arifit e filloi fitoren zgjedhore edhe në vetë selinë e partisë, por edhe jashtë saj  me daulle, me rënien e borive të automjeteve dhe me brohoritje.

Comments

comments