Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga drejt divorcit? (Video)

0

Atifete Jahjaga ka qenë presidente e Kosovës për pesë vite të plota, nga viti 2011 deri më 2016.

Ajo ishte në krye të shtetit, gjersa për gjatë gjithë mandatit të saj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për angazhimet e shumta.

Jo pak herë, Jahjaga është përfolur edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, po flitet se ajo dhe bashkëshorti i saj, dentisti Astrit Kuçi, po i japin fund martesës së tyre.

Atifete Jahjaga dhe Astrit Kuçi

Prive në kronikën e përjavshme “E vërtetë, e pa vërtetë” ka sjell lajmin se ajo ka nisur tashmë procedurat gjyqësore për shkurorëzim.

Madje citohet se ish-presidentja nuk është paraqitur në seancat gjyqësore, duke anashkaluar kështu procesin.

Prej kohësh është përfolur se mes tyre kishte një krizë, e ndërsa duket se e njëjta po manifestohet me ndarje.

Çifti në fjalë kanë qenë të martuar prej shumë vitesh së bashku dhe nuk kanë fëmijë. /Telegrafi/

Comments

comments