Instituti Amerikan IRI pse e rriti Aleancën për Shqiptarët

0

Aleanca për Shqiptarët sipas anketës së IRI-t si çdo herë në kohë para zgjedhjeve përpos aktiviteteve të shumta të subjekteve politike për të shpalos platformat e tyre dhe për dëshmuar edhe potencialin e mbështetjes, janë edhe anketat e shumta të cilat zhvillohen në forma të ndryshme dhe jo gjithëherë mund të merren seriozisht për shkak se nuk rrjedhin nga institute të dëshmuara në drejtim të matjes së peshës reale të subjekteve politike. Mirëpo IRI si instituti më serioz dhe i dëshmuar në këtë drejtim që është në anketën e fundit që publikoi nxit nevojën e një analize përtej asaj të zakonshmes.

Sipas anketës së IRI Bdi është forca e parë tek shqiptarët me 7%, Aleanca për Shqiptarët 5%, Lëvizja Besa 4% dhe Pdsh 2%. Duke parë këto përqindje ajo që bie në sy është rritja gati se e dyfishtë e Aleancës për Shqiptarët dhe rrënja e subjekteve të tjera. Sa i përket garës për qytetin e Gostivarit, Aleanca për Shqiptarët është dyfish më e fuqishme se BDI, shtatë fish më e fuqishme se Lëvizja Besa. Gara për Tetovën poashtu ngelet ndër garat që mund të kemi befasi të madhe , ku ndonëse BDI është 19%, Aleanca për Shqiptarët 9%, Lëvizja Besa 8% dhe PDSH 6%, Teuta Arifi që është kandidate zyrtare e BDI ka mbështetjen e vetëm 7% gjë e cila hap dilemen cili mund të ishte kandidati që do të mbështesnin 12% e votuesve të BDI që nuk janë të kënaqur me zyrtarizimin e kandidaturës së Teuta Arifit?

Sa i përket mbështetjes që gëzojnë lideret shqiptar sipas IRI, lideri i Aleancës për Shqiptarët gëzon rritje të vazhdueshme dhe është në kuoten e 4%, Ali Ahmeti 6%, Bilall Kasami 3% dhe Arben Taravari 2%. Në pyetjen se cilin subjekt politik e shihni më me se shumti simpati prin bindshëm Aleanca për Shqiptarët me 20%, Bdi me 15% dhe Lëvizja Besa me 8%.
Duke marrë parasyshë tërë këto krahasime por edhe me përqindjet e anketave të kaluara, Aleanca për Shqiptarët dhe lideri I saj Ziadin Sela, janë në rritje të vazhdueshme deri sa të gjithë subjektet tjera shënojnë rënje ose qëndrim në vend, mund të konstatohet që Aleanca për Shqiptarët mund të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve lokale edhe atë në 4 komuna urbane: Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Dibër, si dhe në 5 komuna tjera më të vogla si: Vrapçisht, Bogovinë, Likovë , Saraj dhe Dollnen./fol.mk

Comments

comments