Gazeta sllovene e vitit 1969 : tetovarët kërkojnë bashkimin me Kosovën

0

Gazeta “Katoliški glasnik” e 2 janarit të vitit 1969 shkruante për demonstratat e shqiptarëve në Tetovë.

“Në prag të festave shpërthyen trazira në Tetovë, pranë kufirit shqiptaro – jugosllav. Ky qytet është në Maqedoni, ku jetojnë kryesisht shqiptarët. Demostruesit, që kryesisht ishin studentë, kërkuan që Tetova t’i takonte Kosovës, krahinës me shumicë shqiptare.

Demonstruesit brohoritën parrulla kundër Jugosllavisë dhe e ngritën flamurin shqiptar”.
Gazetë shkruan se demonstruesit e kishin demoluar qendrën e qytetit, kurse në përballje me forcat e rendit ishin plagosur tetë persona, prej të cilëve katër policë.

Comments

comments