‘Më fut në formacion, ose të vrava’, futbollisti kërcënon me armë trajnerin

0

Futbollisti i një skuadre të kategorisë së 3-të në Argjentinë, ka bërë një gjest aspak të zakontë, duke tronditur botën e futbollit në atë shtet.

Ai ka shkuar para një ndeshjeje me armë dhe ka kërcënuar trajnerin se do ta vrasë, nëse nuk e aktivizon që nga fillimi.

Ky veprim është pasuar me dorëheqjen e menjëhershme të trajnerit, që ndihej i kërcënuar, pasi futbollisti banonte vetëm pak metra larg qendrës stërvitore të skuadrës.

“Është diçka e pazakontë, që nuk e kam hasur në 45 vite. Nuk është një rast për t’u neglizhuar, pasi mund të sjellë pasoja”, tha presidenti i klubit argjentinas. /Infokusi/

Comments

comments