Fillon punën reparti prodhues i “Youmco”-s, vetëm tre shqiptare të punësuara (Foto)

0

Sot ka filluar punën edhe zyrtarisht reparti prodhues i garderobës Youmco nga Vraja, në mesin e 64 puntorëve, 26 prej tyre jan të gjinis femërore, ndërsa në total vetëm 3 puntore Shqiptare jan punësuar në këtë kompani.

Të punsuarit kan ndjekur trajnimet në Vrajë dhe jan punsuar, kompania deklaron se do të tentoj të rrisë numrine  puntorëve në një të ardhëme, ndërsa të punsuarit janë të knaqur me trajtimin dhe rrogat në këtë repart punues.

Organizata e Veteranëve të ish UÇPMB-së reagon ndaj vendimit të njëanshëm të ndërmarjes jumko në Bujanoc për përzgjedhjen e njëanshme të punëtorëve në këtë fabrikë tekstili e cila u hap në komunën e Bujanocit.
Nga 65 punëtorë që filluan punën në këtë ndërmarrjeve vetëm 3 janë shqiptarë.
Edhe njëherë u vërtetua diskriminimi që po ju bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës në përgjithësi e atyre të Bujanocit në veçanti
Ne si OVL e UÇPMB-së kërkojmë nga autoritet komunale që të bëjnë trysni mbi kompaninë në fjalë që të gjejë zgjidhje edhe për shqiptarët e papunë në këtë komunë të varfër.
Ashtu siç u nda pushteti në këtë komunë,le të bëhet ndarja e punësimit edhe në këtë kompani dhe kompani tjera.
Shpresojmë që së shpejti të rishikohet ky proces i punësimit në mënyrë që edhe shqiptarët të përfitojnë,sepse edhe ne kemi të drejtën e punësimit pasi që jemi taksapagues dhe banorë të këtij rajoni.

Comments

comments