Fatmir Izairi ka një porosi për përkrahësit e tij

0

Përzemërisht Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen Tuaj në raundin e dytë të zgjedhjeve. Vota Juaj më nderoi shumë, pavarësisht se në fund nuk rezultoi me fitore.

Të dashur miq dhe bashkqytetarë të diasporës, ajka e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja Juaj masovike dhe atdhedashuria, sepse mbështetja Juaj e palodhshme pavarësisht sakrificës që keni përjetuar, e bën vendlindjen Tuaj dhe mua, përgjithmonë t’Ju jemi falënderues.

Falënderoj gjithsecilin që ka kontribuar pozitivisht në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, mbështetjen nga familja, shokët, miqtë, aktivistët dhe vullnetarët #medokin, të rinjë e të moshuar, që çdo ditë më keni qëndruar pranë, me kurajo dhe përkrahje të pakrahasueshme.

Pavarësisht se mbetet e pashpjegueshme se si numri i votuesve në këtë raund u rrit në 10616 votues, nga 9132 sa ishin në raundin e parë për një periudhë prej dy javësh, Blerim Sejdiut i urojmë punë të mbarë.

Veprat tona për Komunën tonë përgjithmonë do të flasin dhe do të jenë pjesë e jetës Tuaj.

Zoti ju bekoftë Juve dhe Komunën tonë,

Përgjithmonë mirënjohës,

i Juaji,
Fatmir Izairi

Comments

comments