Elvis Hetemi e mposht çekun Eschner në kategorinë super të mesme

0

Boksieri nga Vushtrria, Elvis Hetemi e ka rrahur çekun Stanislav Eschner në një meç të kategorisë super të mesme, që u zhvillua sonte në Gjermani.

Kosovari triumfoi me vendim unanim pas gjashtë rundeve boks, raporton Express.

Ai boksoi në kategorinë super të mesme, deri në 76 kilogramë, duke fituar ndaj Eschner.

Kjo ishte ndeshja e 10-të në karrierën e tij në boksin profesionist dhe njëherësh fitorja e 10-të. Tetë nga fitoret, Elvisi i ka realizuar me nokaut. /Express/

Comments

comments