Prindërit akuzojnë Klinikën Gjinekologjike se ia kanë ndëruar foshnjën. Jovan Velcev nga Shkupi, gjatë tërë ditës ka kërkuar që ta sheh vajzën e tij e cila kishte lindur mbrëmë.
Pas disa orë që ai ishte sill vërdallë nëpër spital, dhe pas shumë zënkave me personelin mjekësor në spitalin në fjalë ku është e lindur foshnja, më në fund ia kanë treguar mirëpo një gjë ka shqetësuar edhe më shumë prindërit, kur kanë parë se në dorën e vogël të foshnjës një herë ka qenë e shkruar emri Vasileva më pastaj është shkarravitur dhe është shkruar Volceva.
Prindi i shqetësuar dyshon dhe vendosi që këtë gjë ta parqet në opinion.
Nga ana tjetër, Ministria e shëndetësisë ka reaguar me shkrim, lidhur me akuzat që iu janë bërë se ka humbur një foshnje.
Kemi biseduar me drejtoreshën e Klinikës, dhe pas procedurave ligjore të cilat do ti vërtetojnë rrethanat në mënyrë shtesë do ta informojnë publikun thuhet në reagimin në fjalë.