Bozhinovski: Njësiti policor “Alfa” i implikuar në rastin “Monstra”/FOTO

0

Gazetari i përndjekur nga ish regjimi i Nikolla Gruevskit, Zoran Bozhinovski, në një intervistë për Almakos thotë se njësiti policor “Alfa” është përfshirë në vrasjen e katër fëmijëve maqedon në Liqenin e Smilkovës në vitin 2012, për të cilin me burgim të përjetshëm janë dënuar disa shqiptar.

“Rasti i Smillkovës do të zgjidhet vetëm nëse thirren në pyetje një nga një pjesëtarët e njësitit “Alfa”, dhe ata do të tregojnë se ato e kanë përdorur atë makinë. Dhe këtu përfundon çdo tregim më tej rreth asaj se a janë fajtorë apo jo personat e dënuar. Nëse hetimi i policisë dhe prokurorisë mbështetej në atë se ajo makinë ishte në vendin e krimit, ndërsa ajo është përdorur nga njësiti “Alfa”, atëherë vijmë në përfundim se njësiti “Alfa” i MPB-së është i implikuar në këtë rast. Konkretisht komandanti i asaj kohe, Ivica Ançevski – Puki”, thotë Bozhinovski në intervistën për Almakos.

Bozhinovski në këtë intervistë zbulon skenarin se si do të mbarojnë bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai flet edhe për raportet në qeveri mes LSDM dhe BDI si dhe për fatin e njerëzve të korruptuar të Ali Ahmetit.

Pse Bozhinovski nuk beson në reformimin dhe demokratizimin e opozitës maqedone, VMRO-DPMNE dhe për shumë të vërteta tjera lidhur me reformat në Maqedoni, ndiqni intervistën me Bozhinovskin në Almakos të zhvilluar nga Naser Selmani, në kuadër të emisionit “Pa teklif”.

Comments

comments