BMW i kundërpërgjigjet Mercedesi/FOTO

0

Seria Grand Coupe BMW 2 është testuar në rrugë publike, por edhe në kushte ekstreme të dimrit.

Ndërsa Mercedes tashmë po punon në gjeneratën e dytë të kompakt CLA limo coupe, BMW po përgatitet të hyjë në këtë segment automobilistik.

Në fotografitë “spiunuese” shihet modeli i kamufluar i BMW-së në kushte të ndryshme të vozitjes.

Grand Coupe pritet të ndajë projektimin me BMW 2 Series Coupe me dy dyer, veçanërisht në pjesën e përparme të automjetit.

Vetura ka katër cilindra 2.0 turbo, ndërsa fabrika do të prodhojë edhe versionin 1.5 litra me tre cilindra.

Grand Coupe do të ketë premierën në pjesën e dytë të këtij viti, ndërsa në sallonet e shitjes do të dalë në fillim të vitit 2019.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/bmw-i-kunderpergjigjet-mercedesi-494471/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Comments

comments