Bie përdorimi i Facebook, shkak ndryshimet në News Feed

0

Pas disa muajsh eksperimentimi me News Feed për ta bërë atë sa më personal dhe sa më të vështirë për lajmet që të shpërndahen, Facebook thotë se përdorimi i përgjithshëm i rrjetit social ka rënë me “rreth 50 milionë orë çdo ditë”.

Ky është një numër i madh dhe i frikshëm për Facebook – qëllimi i tij, pas të gjithash, është që t’i bëjë njerëzit ta përdorin më shumë Facebook dhe të shohin më shumë reklama në të – por CEO i kompanisë Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se ky moment mund të vijë, duke thënë se në termat afatgjatë, do të jetë përfitues.

Kompania ka lëshuar disa statistika sot gjatë raportit të fitimeve për tremujorin e fundit të vitit 2017, transmeton Gazeta Express.

Rënia në përdorim duket se po shfaqet edhe në vendet e tjera. Megjithëse Facebook pati një rritje prej 14% në përdoruesit aktivë ditor dhe mujor nga viti në vit.

Numri i përdoruesve ditor ra prej 185 milionë në 184 milionë në SHBA dhe Kanada, dhe qëndroi në një numër të njëjtë të përdoruesve mujor – prej 239 milionë.

Dhe përderisa përdorimi u rrit në të gjitha rajonet e tjera të matura, rritja ishte më e ngadalshme sesa që nga viti 2015, siç theksoi Recode:

Zuckerberg paralajmëroi për këtë rënie në përdorim më herët këtë muaj, duke thënë se ishte një efekt i pritshëm për shkak të ndryshimeve që janë bërë.

 

Comments

comments