Bejta takoi banorët e lagjes Hekurudha: Gostivari i nesërm, portë e hapur për investimet e huaja

0

Në ditën e pestë intensive të fushatës zgjedhore, kandidati i BDI-së për Kryetar Komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta vizitoi dhe bashkëbisedoi me banorët e lagjes Hekurudha.

Në bisedën me banorët e lagjes në terrenin e ri sportiv të lagjes, Bejta potencoi që pasi rregulluam infrastrukturën e qytetit, Gostivari i nesërm do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Në mandatin e ri vëmendje të shtuar do t’i kushtojmë zhvillimit të qytetit. Punuam që qyteti t’i ngjason qytetit me kuptimin e plotë të fjalës, ndërsa fshatrat tu ngjajnë lagjeve të urbanizuara të qytetit. Në Gostivarin e nesërm prioritet kemi vënë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve  të reja të punës. Kemi krijuar kushte që të investitorët nga brenda dhe jashtë të mund të investojnë, dhe tashmë vërehet interesimi i tyre i shtuar. Do të ndërtojmë Zonat ekonomike dhe presim investime nga jashtë. Një nga këto investime do të bëhet në fshatin Çegran, ku kompania me renome ndërkombëtare PRG – Angli, paralajmëroi hapjen e fabrikës së dytë në Gostivar. Investimi planifikohet të jetë 15 milion dollarë dhe do të punësohen shumë të rinj nga Gostivari. Kemi edhe kompanitë 2M Led” dhe “US” nga Turqia që planifikojnë hapjen e fabrikës në të cilën do të prodhohen llamba “LED” dhe kabllo elektrike. Do të bëhen investime në vlerë 3 milion euro dhe pritet të bëhen mbi dyzet punësime. Ne synojmë që Komuna e Gostivarit të jetë tashmë një portë e hapur për investimet e huaja serioze”, tha Bejta.

Më lejoni tu falënderohem, shtoi Bejta, banorëve të lagjes Hekurudha që më bënë mikpritje shumë madhështore.

“Banorëve u premtova projektet e parapara për lagjen e tyre në planet për Gostivarin e nesërm. Kemi projektin për kanalizimin e plotë dhe asfaltimin e rrugës nga objekti kishtar deri tek fabrika e drurit, ndërtimi i nënkalimit tek hekurudha, me qëllim që banorët e lagjes mos të rrezikojnë jetën e tyre, si dhe asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave në lagjen Hekurudha. Banorët u shprehen të gatshëm që më 15 Tetorit të dalin të votojnë numrin 3 për Kryetar Komune dhe për Kandidatët për Këshilltarë Komunalë që udhëhiqen nga doktori i mirënjohur, z. Nasir Musliu”, potencoi Bejta, i cili turrin e takimeve me qytetarët e Gostivarit e vijoi në lagjen Pitranica.

Comments

comments