BDI në komunën e Likovës feston fitoren Erkan Arifit (FOTO)

0

Kandidati i BDI-së, Erkan Arifi në komunën e Likovës ka shënuar fitore bindëse duke lënë prapa kandidatin e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli me një epërsi prej 2 mijë votave.

Sipas të dhënave të shtabit zgjedhor të BDI, Erkan Arifi ka fituar 6650 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli ka fituar 4548 vota.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve në komunën e Likovës ka festuar BDI, duke theksuar se kjo komunë vazhdon të jetë bastioni i tyre i fitoreve të njëpasnjëshme.

Comments

comments