BDI i’a prish LSDM-së, Zaevi a po flirton me Mickoskin?!

0

Mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth mbajtjes eventuale të referendumit për emrin është politikë ditore, analizon profesori universitarë, Marjan Gjurovski. Ai vlerëson se pyetja nëse duhet të shkohet në referendum apo jo, vetëm se e zhvendos vëmendjen nga ajo se çfarë në fakt po ndodhë me negociatat.

Vlerësoj se nëse negociatat mes Athinës dhe Shkupit përfundojnë pozitivisht, e që për momentin janë larg çdo zgjidhjeje, pasi mendoj se ende janë në anë të kundërta, do të vijë deri te bashkimi i dy çështjeve, nëse Maqedonia është për anëtarësim në NATO dhe ndryshimin e referencës IJRM. Por ne jemi ende larg licitimit me pyetje të mundshme – deklaroi profesori universitar Marjan Gjurovski.

Në shumë deklarata të funksionarëve të lartë të pushtetit, sidomos pas vizitës së ndërmjetësuesit Nimic, Gjurovski vërehet populizëm.

BDI-ja, nëse bëjmë analizë politike, është shumë më përgjegjëse për legjitimitetin e fituar nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por megjithatë, i qartë është konsensusi që ekziston mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, pasi partitë politike maqedonase bëjnë populizëm kur bëhet fjalë për çështjen e emrit me Greqinë – nënvizoi ai.

Nga BDI-ja edhe njëherë konfirmuan se marrëveshja eventuale me Greqinë do të duhet të ratifikohet në Kuvend, pasi referendumi do e ndërlikonte edhe më shumë çështjen. Nga ana tjetër, kryeministri Zaev disa herë ka theksuar se për marrëveshje të mundshme përfundimtare, do pyetet populli./Alsat

Comments

comments