Aziri: Një pjese te komunave shqiptare te çliruara nga krimi korrupsioni

0

Elmi Aziri shefi i shtabit të koalicionit ADSH dhe BESA, në Gostivar theksoi se sot një pjesë e komunave u çliruan nga krimi, korrupsioni, shantazhi dhe presioni/ Pra sot disa komuna I çliruam nga aparati shtetëror dhe duhet ta dimë se në Gostivar është fitorja më e pastër në historinë pluraliste në Maqedoninë.

 Isen Shabani është kryetar në  Vrapçisht, Albon Xhemaili në Bogovinë, Blrim Sejdiu në Zhelinë. Po ashtu në të gjitha komunat theksoi Aziri, ky koalicion ka pësuar humbje minimale dikur 200 deri 300 vota diferencë. Kjo është një shenjë se kemi një rizgjim të vetëdijes kombëtare e cila zgjodhi të votoj koalicionin shqiptar dhe ne do të vazhdojmë që ti çlirojmë edhe komunat tjera nga krimi, korrupsioni.  Sipas tij në këto zgjedhje kemi qenë dëshmitar të blerjes së votave, të kërcënimeve sidomos në Strugë ku kanë qenë të koncentruar I gjithë aparati shtetëror dhe në këto zgjedhje u krijua një presedant  pasi në shumë komuna vendosi pakica jo shqiptare e cila ishte në koalicion me partinë e Ali Ahmetit. Kishim një garë të pabarabartë.

 

Comments

comments