Athina i përgjigjet Edi Ramës: Nuk do e pranojmë kurrë ekzistencën e një çështje çame

0

Intervista e kryeministrit Edi Rama vazhdon të bëjë jehonë në median greke.

Gazetat Kathimerini dhe portali Greek Reporter shkruajnë se kryeministri shqiptar është shprehur në Vizion Plus se çështja çame duhet të diskutohet.

Sipas tij, kjo mbetet një nga çështjet më të mprehta mes Athinës dhe Tiranës.

“Do të insistojmë sepse është një çështje shqiptare,” tha Edi Rama.

“Po flasim për shtetas shqiptarë, që në të shkuarën kishin pasuri në shtetin grek, të cilët kanë kujtime të hidhura”.

Por të premten në mbrëmje ka reaguar edhe Athina.

Ministri i Jashtëm alternativ, Giorgos Katrougalos i kundërshtoi komentet e Ramës.

“Gjithkush kërkon të pasurojë interesat e tij kombëtare, por ne kurrë nuk do e pranojmë ekzistencën e një çështje çame,” tha ai.

Më herët ishte ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias që tha se nuk është diskutuar çështja çame.

Por kryeministri Edi Rama tha se “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë”.

“Pala shqiptare e ka kërkuar intensivisht çështjen çame në tavolinë,” tha Rama.

Comments

comments