Arrestohet autori që alarmoi një qytet italian me armë

0

Është ndaluar nga policia italiane personi që ka shkaktuar panik sot në rrugët e qytetit të Maceratës. Në bordin e një automjeti tip Alfa Romeo, ai ka hapur në rrugët e Maceratës.

Personi i ndaluar është një shtetas italian, banor i qytetit e në momentin e ndalimit ai mbante flamurin italian mbi trup duke thërritur Rroftë Italia.

Ai është ndaluar pranë Monumetit të dëshmorëve në qendër të qytetit duke bërë gjestin fashist të përshëndetjes.

Italiani ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Bëhet gjithnjë e më e fortë hipoteza se motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja ndaj komunitetit nigerian.

Comments

comments