“Болји животи” i Zaevit veç në maqedonisht, skandal i paparë

0

“Живот за сите” është motoja e LSDM për fushatën e zgjedhjeve. Emërtimi i njejtë është edhe i faqes zyrtare zivotzasite.mk, e cila nuk ka asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, ashtu sikur faqja zyrtare www.sdsm.org.mk.

Kjo porosi shihet në pankarta të mëdha edhe në vendbanime shqiptare.

Ky shqetësim është bërë i ditur për INA nga disa lexues, përkrahës të kësaj partie, të cilët janë të zhgënjyer nga ky veprim i kësaj partie që kërkon vota shqiptare, por duke mos respektuar votuesin shqiptarë.

“Është skandaloze kjo që po e bëjnë. Kjo ska ndodhë edhe në kohën e Titos. Kjo eufori është e rrezikshme dhe do të marrë fund, sepse duhet sikur ato serialet turke që nga mesi fillojnë të bëhen bajate. Nëse Zoran Zaevi do votën e shqiptarit, mos të tallet, por thjesht ta aplikojnë edhe gjuhën shqipe, si mjet komunikimi dhe jo uzurpimi.”, thekson Hajrulla Mehmeti.

Por edhe lexues të tjerë ankohen se kur thirresh në 50 mijë vota, respekto ato dhe të përfitohet, për qëllime të ndryshme të pushtetit.

Edhe Besim Imeri në një nga komentet në facebook kanë shkruar se shqiptarët e rrëzuan Nikolla Gruevskin dhe ky ishte një mesazh për relevancën e votuesit shqiptarë. “Nuk do të shkojë larg që edhe Zaevi ta pësojë leksionin e njejtë, nëse sillet me improvizime dhe taktizime”, thekson Besim Imeri.

Në faqen zivotzasite.mk, nuk ka as edhe një fjalë në gjuhën shqipe, andaj është edhe vështirë të kuptohet oferta e kësaj partie. Por në gjuhën shqipe janë shtypur disa posterë të kandidatëve shqiptarë dhe fletushka të këtij programi zgjedhor, me dhjetëra gabime gjuhësore. (INA)

Comments

comments